Ambasadori rus në Bashkimin Evropian, Vladimir Çizhov deklaroi se edhe Bashkimi Evropian, dhe jo vetëm Rusia, ka nisur të shqetësohet lidhur me situatën e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe se kjo situatë është pasojë e qasjes së njëanshme të BE-së.
Çizhov për portalin e Brukselit EurActiv.com tha se BE-ja ka intervenuar kur në veri të Mitrovicës ishte ndërtuar muri te lumi Ibër, ndërsa Prishtina u zemërua dhe kërkoi largimin e tij, transmeton Koha.net.
“BE-ja intervenoi dhe ata ndikuan në serbët që të pranojnë të shkatërrojnë amfiteatrin, ndërsa si shkëmbim shqiptarët e Kosovës të tërheqin forcat e tyre speciale nga jugu i urës. Por, çfarë po ndodh me obligimin e Prishtinës që të formojë Bashkësinë e Komunave serbe? Këtë nuk po e përmendin më , as shqiptarët e Kosovës, por as BE-ja”, tha Çizhov, citohet Koha. (b.an)