Ambasadori i ri kinez: Shqipëria e rëndësishme! Presim më shumë angazhim për projektet ekonomike

Ambasadori i ri i Kinës, Zhou Ding, vlerëson Shqipërinë si një vend të rëndësishëm përgjatë “Një brez, një rrugë”. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, ambasadori kërkon nga qeveria shqiptare krijimin e një klime më të favorshme për investitorët kinezë, të cilët e shohin me interes Shqipërinë. Ai flet dhe për rolin e Kinës në Forumin e 2-të për Bashkëpunimin Ndërkombëtar mbi “Një brez, një rrugë”, që u mbajt në Pekin dhe projektet e miratuara në të.  

Forumi i 2-të për Bashkëpunimin Ndërkombëtar mbi “Një brez, një rrugë” ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës. Çfarë sinjali ka përcjellë ky forum?

Gjatë datave 25-27 prill 2019, Forumi i 2-të për Bashkëpunimin Ndërkombëtar mbi “Një brez, një rrugë” u mbajt me sukses në Pekin. Tema e këtij forumi është: Ndërtimi i Përbashkët i “Një brez, një rrugë”, krijimi i një të ardhmeje më të bukur. Gjatë forumit u zhvilluan ceremonia e hapjes, tryeza e rrumbullakët e udhëheqësve, takimi i nivelit të lartë, 12 nënforumet dhe 1 konferencë e CEO-ve. Në tryezën e rrumbullakët morën pjesë 40 udhëheqësit, të cilët ishin 38 krerët e shtetit ose të qeverisë, duke përfshirë Kinën, si dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së dhe drejtorja menaxhuese e FMN-së. Në forum morën pjesë mbi 6000 të ftuar të huaj nga 150 vende dhe 92 organizata ndërkombëtare. Ky forum ka përcjellë një sinjal të qartë jashtë: Qarku i miqve të ndërtimit të përbashkët të “Një Brez, një rrugë” po zgjerohet gjithnjë e më shumë, partnerë kemi gjithnjë e më shumë, cilësia e bashkëpunimit po rritet gjithnjë e më shumë, perspektiva e zhvillimit po përmirësohet gjithnjë e më shumë. Siç e ka thënë Presidenti Xi Jinping, Kina bashkë me vende të ndryshme do të nxisin bashkëpunim më të thellë, më produktiv dhe më cilësor në ndërtimin e “Një Brez, një rrugë”.

Çfarë frytesh ka sjellë Forumi i 2-të i Bashkëpunimit Ndërkombëtar mbi “Një brez, një rrugë?”

Së pari, përcaktohet objektivi për ndërtimin me cilësi të lartë të “Një brez, një rrugë”, duke qartësuar drejtimin e bashkëpunimit. Për të realizuar këtë objektiv, duhet t’i përmbahet parimit të konsultimit të përbashkët, ndërtimit të përbashkët dhe ndarjes së përbashkët të përfitimeve, si dhe idesë së zhvillimit të hapur, të gjelbër e të pastër, drejt qëllimeve të standardeve të larta, të përmirësimit të mirëqenies së popujve dhe të zhvillimit të qëndrueshëm.

Së dyti, krijohet partneriteti i ndërlidhshmërisë globale për të nxitur zhvillimin e ndërlidhur. Kyçi i ndërtimit të përbashkët të “Një brez, një rrugë” është ndërlidhshmëria, duhet të krijohet partneriteti i ndërlidhshmërisë globale për të realizuar zhvillimin e përbashkët. Palët ranë dakord që, me frymën e multilateralizmit të nxisin ndërlidhshmërinë e gjithanshme, të ndërtojnë infrastrukturat cilësore, të qëndrueshme, antirrezik, me çmim të arsyeshëm, duke forcuar “ndërlidhshmërinë e butë” të strategjive, rregullave dhe standardeve të vendeve të ndryshme.

Së treti, rezultatet e frytshme pragmatike kanë treguar përfitimet e përbashkëta me interesa të ndërsjellat. Si mikpritës, pala kineze ka përmbledhur rezultatet konkrete të arritura nga palët, duke formuar listën e 283 rezultateve. Palët kanë iniciuar e vendosur bashkërisht mekanizmat e bashkëpunimit, si Platforma e Informacioneve Standarde të Vendeve bashkëndërtuese të “Një brez, një rrugë”, Nisma e Bashkëpunimit Jug-Jug mbi Ndryshimin e Klimës. Sipërmarrjet e vendeve të ndryshme kanë lidhur shumë marrëveshje të projekteve të bashkëpunimit në kapacitet prodhues dhe investim. Palët kanë publikuar një sërë propozimesh dhe raportesh të bashkëpunimit me cilësi të lartë.

Së katërti, ndërtohet platforma e re për lidhjen mes pushteteve vendore dhe mes komuniteteve të biznesit, për të zgjeruar mundësitë e bashkëpunimit. Konferenca e CEO-ve është një program i ri i këtij forumi. Sipërmarrjet kineze dhe të huaja zhvilluan komunikime dhe nënshkruan marrëveshje që kanë vlerë prej mbi 64 miliardë dollarë amerikanë, gjë që tregoi mundësinë gjigante të sjellë nga “Një brez, një rrugë”. Gjatë këtij forumi u mbajt për herë të parë nënforumi i bashkëpunimit të pushteteve vendore. Qeveritë lokale kineze zhvilluan një sërë bashkëpunimesh pragmatike me pushtetet vendore dhe kompanitë e shteteve përkatëse.

Së pesti, përmirësohet struktura e bashkëpunimit të “Një brez, një rrugë”, për të ndërtuar sistemin mbështetës. Gjatë këtij forumi, përveç vazhdimit të bashkëpunimeve dypalëshe dhe trepalëshe, palët kanë krijuar më shumë se 20 platforma të dialogut dhe të bashkëpunimit shumëpalësh mbi China Railway Express, port, financim, doganë, llogaritje, taksë, energji, mbrojtje të mjedisit, kulturë, think-tank, media etj., duke përfshirë mekanizmin e bashkëpunimit mes porteve “Rruga Detare e Mëndafshit”. U formua përgjithësisht struktura e bashkëpunimit ndërkombëtar të “Një brez, një rrugë”, me kryesimin e Forumit dhe me mbështetjet e bashkëpunimeve dypalëshe dhe shumëpalëshe në fusha të ndryshme.

Të gjitha vendet e Europës Qendrore dhe Lindore (EQL) po marrin pjesë në “Një brez, një rrugë” dhe në Bashkëpunimin midis Kinës dhe Vendeve të EQL-së. Çfarë marrëdhënieje kanë këto 2 nisma?

Çfarë bashkëpunimesh pragmatike kanë zhvilluar Vendet e EQL-së dhe Kina në kuadër të “Një brez, një rrugë?” Bashkëpunimi midis Kinës dhe Vendeve të EQL-së është portë e rëndësishme në implementimin e mëtejshëm të “Një brez, një rrugë” në qarkun ekonomik europian dhe do të nxisë fuqishëm lidhjen midis “Një brez, një rrugë” dhe strategjisë zhvillimore të BE-së, drejt zhvillimit të përbashkët kino-europian. Aktualisht, mbi 150 vende dhe organizata ndërkombëtare, duke përfshirë Shqipërinë dhe vendet e tjera të EQL-së, kanë nënshkruar me Kinën Marrëveshjet e Bashkëpunimit për Ndërtimin e Përbashkët të “Një brez, një rrugë”. “Një brez, një rrugë” ka krijuar hapësirën e re për rritjen ekonomike botërore, ka vendosur platformën e re për tregtinë e investimin ndërkombëtar, duke u bërë rruga e mundësive dhe të begatisë për vendet e EQL-së dhe vende të tjera. Vitet e fundit, bashkëpunimi pragmatik midis Kinës dhe Vendeve të EQL-së në kuadër të “Një brez, një rrugë” po thellohet vazhdimisht dhe ka nxjerrë fryte të shumta. Ky bashkëpunim ka luajtur një rol pozitiv për zvogëlimin e hendekut zhvillimor në mes vendeve europiane dhe për nxitjen e procesit të integrimit europian. Në vitin 2018, vëllimi tregtar midis Kinës dhe Vendeve të EQL-së ka arritur 82.2 miliardë dollarë amerikanë, me rritjen prej 21%, duke shënuar një rekord të ri. Në sfondin ku investimi direkt ndërkombëtar ishte në rënie të dukshme, investimi i Kinës në 16 vendet e EQL-së është rritur me 67%. Projektet si hekurudha Hungari-Serbi, ura Pelješac të Kroacisë, fabrika e çelikut Smederevo e Serbisë, autostrada veri-jug e Malit të Zi, autostrada e Maqedonisë së Veriut etj., po ecin me mbarësi dhe asnjë vend nuk po hyn në kurthin e borxhit. Me më shumë se 6000 trena të rinj të China Railway Express, vendet e EQL-së po bëhen më të rëndësishme si nyje të ndërlidhshmërisë aziatiko-europiane. Numri i turistëve kinezë në vendet e EQL-së ka kaluar 1.4 milionë, kurse numri i turistëve të vendeve të EQL-së në Kinë ka kaluar 350 mijë. Shkëmbimi njerëzor kulturor është intensifikuar ditëpërditë. “Një brez, një rrugë” është propozuar nga Kina, por mundësitë e rezultatet e saj i takojnë botës. Sipas studimit më të fundit të Bankës Botërore, Bashkëpunimi mbi “Një brez, një rrugë” ka ulur koston tregtare globale me 1.1-2.2% dhe do të ngrejë rritjen ekonomike globale me të paktën 0.1% në vitin 2019. Para pak kohësh, Italia e Luksemburgu u bashkuan zyrtarisht me “Një brez, një rrugë”, Greqia u bashkua me Bashkëpunimin 16+1, gjëra të cilët treguan plotësisht vitalitetin dhe atraksionin e këtyre dy nismave.

Shqipëria dhe Kina nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit ndërqeveritar mbi bashkëpunimin në kuadër të “Një brez, një rrugë” në vitin 2017 gjatë Forumit të parë për Bashkëpunimin Ndërkombëtar mbi “Një brez, një rrugë”. Si i vlerësoni bashkëpunimet e zhvilluara mes dy vendeve tona dhe perspektivën e tyre në kuadër të mekanizmave si “Një brez, një rrugë” dhe Bashkëpunimi midis Kinës dhe Vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore?

Shqipëria është vend i rëndësishëm përgjatë “Një brez, një rrugë” dhe vitet e fundit, duke u drejtuar nga këto dy mekanizmat, më shumë sipërmarrje kineze i hedhin sytë nga Shqipëria dhe më shumë njerëz dëshirojnë të njihen me vendin e shqiponjave. Duke kapur mundësitë e prezantuara, Kina dhe Shqipëria kanë zhvilluar bashkëpunimet e frytshme në fushën ekonomiko-tregtare, njerëzore, kulturore etj.. Deri në vitin 2018, sipërmarrjet kineze kanë investuar në total më shumë se 900 milionë dollarë në fushat e infrastrukturës, energjisë, burimeve ujore, mineralit etj., duke paguar shumë taksa vendit dhe krijuar shumë vende të reja pune në Shqipëri. Të dyja palët gjithashtu kanë nënshkruar disa dokumente për bashkëpunim në fushat e burimeve njerëzore, doganës, shëndetësisë, kulturës, komunikime në fushat e kulturës, arsimit, think-tankëve, radio-televizionit, të pandërprera, duke pasuruar e zgjeruar vazhdimisht përmbajtjet e marrëdhënieve kino-shqiptare. Para disa ditësh, Kryeministri Li Keqiang dhe Kryeministri Edi Rama zhvilluan një takim dypalësh gjatë Samitit të 8-të Bashkëpunimit midis Kinës dhe Vendeve të EQL-së, duke planifikuar bashkërisht drejtimet kryesore të bashkëpunimit kino-shqiptar në vijim. Kina dhe Shqipëria kanë potencial të madh të bashkëpunimit në infrastrukturë, energji, bujqësi, turizëm etj.. Të dyja palët duhet shfrytëzojnë sa më plot këto dy mekanizmat, duke zgjeruar fushat e bashkëpunimit dhe pasuruar mënyrat e bashkëpunimit, për të realizuar në Shqipëri më shumë projekte me interesa të ndërsjella. Ne presim që pala shqiptare të krijojë klimë më të favorshme për investime dhe operacion, për të tërhequr më shumë sipërmarrje kineze dhe për të realizuar përfitime të përbashkëta përmes bashkëpunimeve. Aktualisht, autoritetet përkatëse kineze dhe shqiptare po përshpejtojnë punët lidhur me inspektimin dhe karantinën e produkteve cilësore bujqësore shqiptare që do të eksportohen për në Kinë, besoj se mjalti, bulmeti, vaj i ullirit dhe vera shqiptare së shpejti do të vendosen mbi tavolinat e kinezëve. Udhëzuesi i Dubrovnik për Bashkëpunimin midis Kinës dhe Vendeve të EQL-së qartësoi mbështetjen e palëve për Shqipërinë në vendosjen e Qendrës së Zhvillimit Rinor të kësaj nisme. Kina, bashkë më partnerët e tjerë, do të mbështesin palën shqiptare në Organizimin e Forumit të 4-t të Kryebashkiakëve të Kryeqyteteve të Kinës dhe Vendeve të EQL-së. Mundësia favorizon mendjen e përgatitur. Sivjet përkon 70- vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Shqipërisë. Zgjerimi i bashkëpunimit pragmatik mes dy vendeve përputhet me vullnetin e dy popujve dhe kërkesat zhvillimore të secilit vend. Ne jemi të gatshëm të ecim bashkërisht me miqtë tanë shqiptarë të qarqeve të ndryshme, duke kapur mundësitë e prezantuara, të nxisim zhvillim me cilësi të lartë të bashkëpunimit kino-shqiptar, për të krijuar një të ardhme të bukur.

 

/a.meta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU