Ambasadori i Austrisë Sattler: Duhet zgjidhje, protesta do të ndikojë në turizëm

Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Johann Sattler nga Dukati i Vlorës i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve për situatën politike në vend.

Ai tha se ka ardhur koha që përfaqësues të politikës të ulen në tavolinë e të gjejnë zgjidhje dhe jo të krijojnë probleme. Sattler uron që protestat të mos ndikojnë në potencialin turistik, ndërsa shpreson që të gjendet zgjidhja para sezonit të ri veror.

“Ekziston e drejta e çdo qytetari për të protestuar. Eksiton gjithashtu edhe domosdoshmëria për t’u ulur në tavolinë e t’i japin dorën njëri-tjetrit dhe të arrijnë në kompromis. Ka ardhur koha ku përfaqësues të politikës të ulen në tavolinë e të gjejnë zgjidhje dhe jo të krijojnë probleme. Uroj që protesta të mos ndikojnë në potencialin turistik që ka Shqipëria . Uroj që drejtuesit politiket të gjejnë gadishmërinë dhe vullnetin e duhur dhe të gjejnë një kompromis para sezonit turistik. Duhen mbyllur gropat e krijuara dhe jo të hapin të tjera, ky është momenti i duhur”, u shpreh Sattler./ i.h

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU