Ambasada e SHBA paralajmëron turistët në Greqi: Kujdes nga ethet e Nilit!

Ambasada Amerikane paralajmëron turistët amerikanë që ndodhen në Greqi, apo që do ta vizitojnë së shpejti atë, për rrezikun nga virusi i Nilit Perëndimor, që shkaktohet nga pickimi i mushkonjave te infektuara. Njoftimi i ambasadës amerikane në fakt vlen për gjithë shtetasit qe jetojnë apo vizitojnë Greqinë, përfshirë edhe shqiptarët.

Greqia është një nga vendet ballkanike të prekura nga ky virus, me 109 te kuruar dhe 11 viktima deri tani. Ambasada Amerikane informon shtetasit e saj për masat paraprake mbrojtëse, dhe iu sugjeron te ndjekin vazhdimisht median greke për çdo informacion.

Turistët këshillohen të qëndrojnë larg zonave Megara dhe Mandra në Atika, si dhe te përdorin veshje te gjata e te përdorin “sprai farmaceutike” kundër mushkonjave. Ne lajmërim shtohet se virusi i Nilit Perëndimor shkaktohet vetëm në 20% të rasteve të pickimit, 80% e të cilave nuk kanë simptoma.

Simptomat janë temperaturë, shenja gripi. Vetëm nën 1% të rasteve kalojnë ne meningjit apo gjendje te rëndë duke rrezikuar jetën, ndërsa nuk ekziston vaksinë për mbrojtjen apo trajtim specifik.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU