Altea ia doli! Vogëlushja 2-vjeçare kalon çdo rrezik për jetën

Altea, vogëlushja 2-vjeçare e cila ishte në rrezik për jetën pasi u dogj në një tenxhere me qumësht tashmë ka kaluar çdo rrezik. Ajo pësoi djegie në 70 % të trupit. Vogëlushja kishte dëmtime edhe në organet jetësore por falë ndërhyrjes në klinika të specilizuara jashtë tashmë vogëlushja është në gjendje të mirë dhe së shpejti do bashkohet me familjen.

“Dua ndihmë që të shpëtojë goca. Nuk ma bën zemra të them dua lekë se më duket sikur do më marrin për mashtrues, por unë nuk kam bukë të ha. Lekët i dua vetëm për gocën, të shpëtojë goca, nuk dua asgjë tjetër”, shprehej babai i 2-vjeçares.

Lajmin e mirë e ka dhënë kryeministri Edi Rama, i cili përmes disa fotove në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, tregon gjendjen e Alteas. Ajo është jashtë rrezikut për jetën, dhe shumë shpejt do të jetë pranë familjes së saj.

“A ju kujtohet Altea, bebja që u dogj dhe kishte vetëm një fije shprese për jetën? Sot ajo është jo vetëm përfundimisht jashtë çdo rreziku, po gati për t’u kthyer në shtëpi me prindërit e saj”, – shkruan Rama.

Prindërit ishin duke punuar kur motra 16-vjeç sapo kishte valuar qumështin dhe Altea ra brenda tenxheres. Ajo u soll me shpejtësi në Spitalin e Djegie Plastikës në Tiranë. Babai i saj, Shefit Jubi me lot në sy, tregoi se si vajza e vogël u dogj pasi po priste të hante një vezë. “Fëmijët thonë që ka qenë duke ecur nga mbrapa dhe ka rënë në qumështin që sa kishte dalë nga zjarri. Ishte mësuar që hante vezë çdo mëngjes, dhe vajza 16 vjeçare i kishte vënë vezë, dhe ajo ka ecur mbrapsht për të shmangur motrën”, thotë Shefiti.

Fotot aktuale, Altea kalon cdo rrezik per jeten

Fotot e gjendjes se rende te Alteas dhe perpjekjeve per ta shpetuar

/a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU