Albright zbulon bisedën me Clinton: Më telefonoi natën dhe më tha për ndërhyrjen e NATO-s

Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeline Albright ne fjalimin e mbajtur sot ne ceremonine ne Prishtine per nder te 20 vjetorit te hurjes se NATO ne kete shtet, ka dhene mesazhe te forta para te pranishmeve.

“Kam kënaqësinë që jam këtu me ju. Lufta në Kosovë ka qenë e rëndë… Ne ia dolëm sepse kauza jonë ishte e drejtë”, ka thënë Albright.

Ajo ka shtuar se vendimi për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, nuk ka qenë vendim i lehtë, duke zbuluar bisedën që kishte bërë atë kohë me presidentin e 42-të të SHBA-ve, Bill Clinton.

“Nuk ishte vendim i lehtë, dhe kemi pasur shumë diskutime, dhe presidenti Clinton më telefonoi natën dhe më tha avionët tanë janë nisur dhe ne po bëjmë gjënë e duhur, i thashe po z.kryetar ne po bëjmë gjënë e duhur…”, ka deklaruar Albright.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU