Akuzat mbi Shullazin: Grup kriminal, eksploziv, gjoba. Arrestohet edhe kushëriri

Arrestimi i Emiljano Shullazit, bashkë me shokët e tij, Gilmando Dani dhe Blerim Shullani, është urdhëruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, por jo për akuzat e bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit akuzoi Shullazin se kishte kërcënuar dekanin e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Mynyr Konin.

Burime nga organi i akuzës kanë bërë të ditur se arrestimi i Shullazit ka ardhur pas muajve të tërë survejimi nga ana e policisë, shkruan Balkanweb.

Shullazi akuzohet për “pjesëmarrje në grupe të strukturuara kriminale”, “shkatërrim prone me eksploziv, shtrëngim për dhënie pasurie”.

Pas Emiljano Shullazit, është arrestuar edhe kushëriri i tij, Blerim Shullazi. Edhe për të rëndon akuza e pjesëmarrjes në grupe kriminale, si dhe dyshohet për gjobëvënie në dy raste.

Tashmë, pas komunikimit të arrestit ndaj Shullazit, dosja hetimore është marrë në administrim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila në fashikujt e saj ka të dokumentuara një sërë përgjimesh të Emiljano Shullazit, por pa dhënë detaje lidhur me përmbajtjen e tyre apo me akuzat konkrete që pritet të ngrihen ndaj tij.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU