Akuza e trajnerit të Flamurtarit, dy lojtare të Tiranës kërkuan hashash para ndeshjes në Vlorë

Trajneri i ekipit të Flamurtarit në basketboll për femra, Viron Toska, ka akuzuar rëndë dy sportiste të ekipit të Tiranës. Në një intervistë për ‘rtsh’ trajneri ka deklaruar se dy basketbollistet amerikanë të bardhebluve kanë kërkuar hashash në Vlorë para se të luhej ndeshje me Flamurtarin.

“Nuk e di nëse hashashi quhet doping, por ka dy lojtare të Tiranës që pinë hashash dhe e them me garanci. Dy amerikanet kur kanë ardhur në Vlorë, kanë kërkuar hashash te njerëz të ndryshëm dhe për këtë e vë dorën në zjarr. Nuk e di është apo jo doping hashashi, por me garanci ua them për amerikanet.”/ i.h

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU