• Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Top Bar Navigation
Monday, December 16, 2019
Javanews
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

AKU pezullon dy subjekte, vendos 1.75 milionë lekë gjoba

Java News by Java News
19/07/2019 14:21
AKU gjobit dy subjekte në bregdet dhe bllokon 1 prej tyre
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka vendosur 1.75 milion lekë gjoba në disa subjekte që tregtonin produkte ushqimore pasi janë kapur jashtë standardeve të paracaktuara. Po ashtu gjatë kontrolleve në terren dy subjekte janë kapur me shkelje më të rëndë dhe për këtë arsye AKU ka vendosur që të pezullojë aktivitetin e tyre.

Ndërkohë AKU ka njoftuar se do të vijojë kontrollet rigoroze në të gjithë zinxhirin ushqimor në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e interesit dhe shëndetit të konsumatorëve.

Kujtojmë se prej disa ditësh AKU është në aksion ku ka vendosur miliona lek gjoba dhe ka mbyllur disa subjekte që tregtonin produkte ushqimore jashtë standardeve.

Njoftimi i plotë i AKU:

Nga këto kontrolle zyrtare ka rezultuar se dy subjekte në Tiranë, një në Berat dhe një në Dibër nuk përmbushin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore, më konkretisht: Në subjektin “Astrit Murataj” me aktivitet “Market për produktet ushqimore”, Kamëz, Tiranë, u konstatua mungesa e licencës përkatëse, për këtë shkelje, AKU mori masën administrative “Gjobë” me vlerë 1,000,000 lekë.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Hazbi Dervishi” me aktivitet “Supermarket për produkte ushqimore”, Tiranë, u konstatuan problematika në etiketimin e produkteve ushqimore. Për shkeljen e evidentuar AKU i vendosi gjobë me vlerë 100,000 lekë.

Në subjektin “Isa Crroj” me aktivitet “Tregtim mishi”, Bulqizë, Dibër, AKU konstatoi se subjekti ishte i paregjistruar në QKB, si dhe në ambientin e tregtimit u evidentua papastërti në mure, tavane dhe dysheme e dëmtuar. Për shkeljet e konstatuara, AKU vendosi gjobë në  vlerën 150.000 lekë si dhe bllokoi aktivitetin e këtij biznesi në mënyrë të menjëhershme, deri në plotësimin e kushteve ligjore.

Në subjektin “Fidaete Gjika” me aktivitet “Njësi tregtimi”, Poliçan, Berat, u konstatua se subjekti ushtronte veprimtarinë i paregjistruar në QKB, si dhe u evidentua tregtimi i produkteve të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit (biskota, akullore, llokume, pije freskuese etj). Gjithashtu, gjatë kontrollit u konstatuan një sërë produktesh të paetiketuara, çka përbën shkelje ligjore (qumësht, sallam, sodë buke, piper, kanellë dhe limontos), si dhe subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë për produktet ushqimore që tregtonte.

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat e mëposhtme: “Gjobë” me vlerën totale 500,000 lekë si dhe vendosi bllokimin e aktivitetit në mënyrë të menjëhershme.

AKU bën të ditur se, po vijon punën e intensifikuar në të gjithë vendin, duke kontrolluar përmbushjen e kërkesave ligjore nga ana e operatorëve të biznesit ushqimor, për të garantuar në këtë mënyrë konsumatorët për sigurinë e produkteve që konsumojnë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik veror.​





Next Post
Policia monitoron vijën bregdetare dhe zonat e pushimit, Voda: Mbi 1500 efektivë në terren

Policia monitoron vijën bregdetare dhe zonat e pushimit, Voda: Mbi 1500 efektivë në terren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Berisha po e rindan PD, pro ose kundër tij

December 15, 2019
Zaganjori kalon Vettingun, konfirmohet në detyrë kreu i Gjykatës së Lartë

U “dogjën” nga Vettingu, Zaganjori dhe tre ish-gjyqtarë kërkojnë dy paga shpërblim

December 15, 2019
Siguria e SPAK, përzgjidhen 27 “bodyguardët” për ruajtjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Siguria e SPAK, përzgjidhen 27 “bodyguardët” për ruajtjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve

December 15, 2019
Aplikacioni që do të ndihmojë nxënësit me probleme me dëgjimin

Aplikacioni që do të ndihmojë nxënësit me probleme me dëgjimin

December 15, 2019
Helmimi i çiftit në Librazhd, burri kthehet në shtëpi dhe rrëfen të vërtetën mes lotëve

Helmimi i çiftit në Librazhd, burri kthehet në shtëpi dhe rrëfen të vërtetën mes lotëve

December 15, 2019
Gara për kryeprokuror/ Çela: Të ashpër jemi me shtresat e dobëta, po përgatisim fidanishtet e krimit

Gati të gjitha dosjet për SPAK-un… Zbulohet udhëzimi i parë i kryeprokurorit Çela

December 15, 2019
Si t’i kaloni festat e fundvitit në bazë të shenjës suaj

Një vit romantik… 2020 po vjen me njohje të reja për këto dy shenja

December 15, 2019
Masakra e Reçakut dhe reagimi gjerman

Masakra e Reçakut dhe reagimi gjerman

December 15, 2019
Kultura politike e improvizimit, si strategji humbëse!

“Lufta e baltës” për tërmetin, si kulturë opozitare humbëse!

December 15, 2019
Durrës/ Rrëzohet turistja polake pranë Velierës, dëmtim i lehtë

Sherr me thika në Elbasan, plagoset adoleshenti, policia: Autori në kërkim

December 15, 2019

Lajmet Me Te Lexuara

  • Helmimi i çiftit në Librazhd, burri kthehet në shtëpi dhe rrëfen të vërtetën mes lotëve 2,609 views
  • Horoskopi ditor, e Hënë 16 Dhjetor 2019 1,960 views
  • Horoskopi javor, 16 dhjetor deri 22 dhjetor 2019 1,839 views
  • Tirana gdhihet me tërmete: Ja sa ishte më i forti 1,437 views
  • Një vit romantik... 2020 po vjen me njohje të reja për këto dy shenja 1,170 views
  • U arratis në ’56-ën dhe luajti me “Munchen 1860”, portieri kuq e zi: Nga joshja e një femre te kthimi e dënimi me 17 vjet burg 1,169 views
  • Horoskop/Ja pesë shenjat me më shumë fat në vitin 2020 1,090 views
  • “Njeriu nuk vdes aq lehtë nga mangalli”, vëllai i Rezartës rrëfen ku dyshon për helmimin e motrës 948 views
  • Këto shenja Horoskopi janë më "të ndezurat" në krevat 609 views
  • Albërie Hadërgjonaj e thotë hapur: Në shtrat rri lakuriq, ja çfarë pëlqej te mashkulli! 592 views
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Gjik Kuqali”, Pallati 2, Shkalla 2. Apartamenti 4, Tiranë
  • Email: [email protected]
  • NUIS: L12428001P
  • Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Footer Navigation

© 2019 JAVA NEWS - Të Gjitha Të Drejtat E Rezervuara. Desing by: Instant.al - Digital Agency

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon

© 2019 JAVA NEWS - Të Gjitha Të Drejtat E Rezervuara. Desing by: Instant.al - Digital Agency

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In