AKU bllokon magazinën me pije alkolike dhe gjobit biznesin në Dibër

Gjatë kontrolleve të ushtruara, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 979 litra pije alkolike dhe ka gjobitur me 150,000 lekë pronarin e një bar-restoranti në Dibër.

Produktet e bllokuara të biznesit “Sanije Neziri”, kishin mangësi në etiketim, ndërsa subjekti vetë nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë për produktet që tregtonte.

AKU bën me dije se, nga bar-restoranti i ndodhur në Mat, u konstatuan 574 shishe vere 700 ml dhe 577 litra raki

Ndërkaq, inspektorët e AKU-së kanë marë mostra nga produktet e rakisë dhe verës me qëllim kryerjen e analizave laboratorike në lidhje me përshtatshmërinë e tyre për konsum human.

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat e mëposhtme:

1. Gjobë me vlerë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,
2. Gjobë me vlerë 50,000 lekë për mangësi në etiketimin e produktit,
3. Bllokim i produktit në sasinë prej 577 litra raki dhe 574 shishe vere 700 ml, deri në daljen e përgjigjeve të analizave zyrtare,
4. Bllokim i magazinës ku ishin vendosur këto produkte.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU