Qeveria e Kosovës është pajtuar që procesit të privatizimit a likuidimit t’i nënshtrohet numri më i madh i njësive të “Trepçës”. Dhe, të tilla syresh janë më shumë se 20, shkruan Koha Ditore.
Projektligji për këtë gjigant metalurgjik, që ka kaluar një ditë më parë në Qeveri, parasheh që pjesë e shoqërisë aksionare të jenë vetëm minierat e flotacionet. Në to synon 80 për qind të aksioneve. Por, jo edhe në të tjera njësi.
“Asetet e tjera të ndërmarrjes shoqërore ‘Trepça’, të cilat nuk transformohen me këtë ligj në Trepça Sh.A., do të trajtohen sipas rekomandimeve të studimit të fizibilitetit”, thuhet në Projektligj. “Asetet jothelbësore dhe joprofitabile do të mbeten në menaxhim të AKP-së për t’iu nënshtruar privatizimit ose likuidimit në përputhje me ligjin”. (b.an)