Aksidentoi për vdekje të moshuarin, prangoset 27-vjeçari

Një 27-vjeçar u arrestua nga Policia e Vlorës pasi ka aksidentuar për vdekje një këmbësor.

Aksidenti ndodhi në orët e mbrëmjes së djeshme në aksin rrugor Orikum-Vlorë në Radhimë. – Ahmet.B., 27 vjeç, banues në Tragjas, drejtonte automjetin tip ”Mercedes Benz”, kur ka aksidentuar këmbësorin N.B., 67vjeç.

Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Vlorë.

I riu i arrestuar do të hetohet më tej për veprat penale ”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe ”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU