Aksident tragjik në fshatin Larushk, humb jetën 23-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Larushk të Krujës gjatë orëve të para të ëmngjesit të së enjtes.

Një 23-vjeçar, drejtues i një motori ka mbetur i vdekur në vend pasi motori me të cilin ai udhëtonte është përplasur.

Sipas policisë, në aksident ka humbur jetën shtetasi Laert Bami nga fshati Larushk. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit të rëndë.

Në vendngjarje policia ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit që i mori jetën të riut./a.m.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU