Aksident tragjik në Elbasan, humb jetën 11-vjeçarja. Plagosen 2 pasagjerë

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në aksin Elbasan-Cërrik. Për pasojë, një vajzë e mitur, vetëm 11-vjeçare ka gjetur vdekjen.

Burimet thonë se në automjet po udhëtonin katër vetë. Mësohet se mjeti ka dalë nga rruga dhe për pasojë është aksidentuar.

Ai drejtohej nga shtetasi A.H. 54 vjeç banues në Sarandë. Gjithashtu, janë plagosur edhe A.Sh. dhe K.Sh. të afërm me viktimën.

Policia është në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit, por ende nuk ka të dhëna për shkaqet më të mundshme, referuar Panoramës.

Ne ditet e fundit jane shtuar aksidentet edhe si rezultat i shtimit te trafikut prej makinave te ndryshme, ardhur nga vendet e huaja ne vend.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU