Aksident i rëndë në Berat, makinat përplasen kokë më kokë, 3 të plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në aksin nacional Urë Vajgurore – Berat, në vendin e quajtur Orizaj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, ku dy automjete,tip Benz janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur 3 persona, dy drejtuesit e mjeteve, 30 vjeçari me inicialet Y.A banues në Berat, dhe C.Q, banues në Tiranë, si  dhe pasagjeri që udhëtonte me këtë të fundit,64-vjeçari nga Poliçani me inicialet D.H.

Të plagosurit janë dërguar drejt spitalit të Beratit ku mjeket konfirmojnë se pasi kanë marre mjekimin e parë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, dyshohet se aksidenti ndodhi për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën udhëtonin të dy mjetet, si dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugorë.

Kjo pasi njëri nga mjetet ka dashur të kthehet djathtas pa ndezur sinjal, dhe kjo ka bërë që të goditej nga mjeti tjetër tip Benz që ndodhej pas tij

Në vendngjarje kanë shkuar forca e policisë rrugore,të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU