Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Uji i ftohtë- Tepelenë.
Një mjet tip Mercedes-Benz ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me mbrojtësen anësore e cila i ka hyrë makinës tej për tej.
Në momentin e aksidentit drejtuesi ndodhej i vetëm në makinë dhe është transportuar me urgjencë për në spital.
Policia ka mbërritur në vendngjarje ndërsa po punohet për largimin e mjetit nga rruga. /b.d