Aksident në Lezhë, kamionçina përplaset me motorin, dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugorë Lezhë-Milot.

Nga informacionet e para mësohet se një kamionçinë është përplasur me një motor, pranë kryqëzimit të Treshit, duke lënë të plagosur 2 persona.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit apo edhe identiteti i personave të përfshirë në të.

Ndërkohë forca të shumta policie janë të pranishme në vendin e ngjarjes ku edhe po hetojnë shkaqet e mundshme të aksidentit.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU