Aksident në aksin Levan – Tepelenë, 1 viktimë nga përplasja e dy makinave

Një aksident automobilistik ndodhi sot në aksin rrugor Levan – Tepelenë në afërsi të Fierit. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në vend, ndërsa dy persona të tjerë u plagosën.

Viktimë në këtë aksident ka mbetur shtetasi Shkëlqim Bregu. Ndërkaq, të plagosur kanë mbetur shtetasit  Taulant Hoxha 32 vjeç dhe Elison Cane 35 vjeç.

Mësohet se furgoni i aksidentuar ka qenë i mbushur me bombola gazi të vogla. Kjo ka bërë që në vendngjarje të shkojë zjarrfikësja.

Njoftimi i policisë:

Si pasojë e aksidentit në aksin rrugor Levan – Tepelenë, dy shtetasit e dëmtuar janë:

Taulant Hoxha 32 vjeç, banues në Tiranë

Elison Cane, 35 vjeç, banues në Tiranë

Shtetasi që ndërroi jetë është shtetasi Shkëlqim Bregu, 58 vjeç, banues në Përmet.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU