Dy persona kane mbetur te vdekur pas nje aksidenti te rende qe ka ndodhur ne oret e para te mengjesit te sotem ne Lushnje.
Sipas policise, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në fshatin Savër.
“Jane përplasur automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.Gj, 29 vjeç, banues në Pirrë, Lushnje, me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin I.T, 64 vjeç, banues në Rrapëz, Lushnje”, njofton policia.
Sipas policisë si pasoj e këtij aksidenti kanë ndërruar jetë shtetasi I.T dhe pasagjerja që ndodhej me të në mjet.
Policia po punon për identifikimin e shtetases që ka ndërruar jetë, ndërsa është shoqëruar shtetasi E.Gj dhe po kryen veprimet proceduriale për arrestimin e tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
g.kosovari