Abuzoi seksualisht me nxënësen e mitur, Prokuroria: 25 vjet burg mësuesit

    Prokuroria e Lushnjes kërkon 25 vjet burgim për shtetasin Demir Hoxha, mësues në shkollën e një fshati në këtë qytet, i akuzuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me një nxënëse të klasës së pestë (të mitur).

    Ngjarja për të cilën u arrestua ky shtetas, është kallëzuar në fillim të qershor 2015, kur e mitura ka ka deklaruar në polici, në shoqërinë e prindërve të saj, faktin se mësuesi ka kryer marrëdhënie seksuale me të në dt. 29.05.2015. Gjatë hetimit rezultoi se i pandehuri kishte kryer marrëdhënie seksuale me këtë vajzë të mitur edhe disa muaj më parë, në janar të vitit 2015.

    Gjatë hetimit dhe më tej në gjykim, i pandehuri ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën dy herë, por ka deklaruar që këtë e ka realizuar nëpërmjet joshjes dhe një asnjë rast me dhunë.

    Po ashtu, në bazë të ekspertizës mjeko-ligjore, provohet fakti për të cilën akuzohet i pandehuri.

    Gjykimi kundër të pandehuri Demir Hoxha u zhvillua me procedurë të përshpejtuar dhe Prokuroria e Fierit, në përfundim të gjykimit, kërkon dënimin e tij me 25 vjet burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, i pandehuri do të përfitojë uljen e 1/3 së dënimit që pritet të jepet nga gjykata.

    S'KA KOMENTE

    PËRGJIGJU