• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

A janë vërtetë kaq patriotë kosovarët e pasluftës?!

by Ben Andoni
02/08/2019 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Po t’u besosh fjalëve të liderëve kosovarë, patetizmave të zakonshme të tyre dhe koreografisë grafike, Kosova është vendi më patriotik i Ballkanit. Gjithsesi, mjaftojnë situata, si kjo që ka ndodhur me dorëheqjen e ish-kryeministrit Haradinaj të kuptosh se patriotizmi është maskë në Kosovë dhe për fat të keq, kjo sjellje po bjerr nga ditë në ditë dhe respektin për luftën e bërë.

Është e vërtetë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës duhet të japi një lloj vlerësimi, fakt që gjithsesi nuk varet direkt prej saj. Por brenda çdo lloj matrice, ajo që i bashkon të gjitha është morali, ai që përbën thelbin e kulturës kushtetuese të një vendi dhe mekanizmi që i liron realisht ngërçe të tilla. Në fakt deri më tani nuk i është drejtuar askush teksa partitë duket se kanë filluar vëzhgimin e njëra-tjetrës sa i përket pazareve, kurse presidenti i ka dhënë një mundësi tjetër PAN-it të zgjedhë, bash formacionit që e ka futur vendin në këtë krizë edhe pse Haradinaj, zgjedhja e tyre, po mbush më shumë se dhjetë ditë që ka dhënë dorëheqjen. Duke perifrazuar ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani: “Arsyeja kryesore e ngërçeve politike që kanë lindur dhe lindin në Kosovë, si ky që ka nisur, gjendet në dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në sistemin e saj zgjedhor dhe në llojin e demokracisë kushtetuese që promovon ajo. Të dy këto aspekte të Kushtetutës promovojnë një sistem vlerash dhe parimesh kushtetuese që janë thellësisht civilizuese dhe perëndimore e liberale, në ndërkohë që kultura kushtetuese dhe politike kosovare në thelb është feudale, në aspektin social dhe të përfaqësimit politik”.

Në kohën kur vendi ka nevojë për një zgjidhje dhe që presidenti Thaçi duhej të interpretonte disi, ai ka vendosur në gjumë institucionet me një qëllim të dukshëm për ta shtuar amullinë në vend dhe mbi të gjitha për të anashkaluar situatën e vështirë ekonomikë në vend me një gjysmë zgjidhje.

Ajo që besojnë njerëzit, të cilët e njohin Kosovën, është se zgjedhjet e jashtëzakonshme, ku vetëm Vetëvendosja nuk është provuar deri më tani, nuk është se do të ndryshojnë ndonjë gjë të madhe. Kurdoherë LDK dhe PDK do të jenë në pushtet, falë makinacioneve të numrave dhe kurrë nuk do vendosë vullneti i njerëzve, që më shumë shkojnë qorrazi në zgjedhje, njësoj si në Shqipëri. Në një farë mënyre Kosova ka dhe do të ketë edhe për shumë kohë fytyrën institucionale të këtyre dy partive, që po e fusin në batak prej vitesh. Gjatë drejtimit të tyre, Kosova është përballur me disa nga gjërat më të dhimbshme për historinë e saj të re, ndërkohë që de jure e ka zhvendosur vëmendjen kinse të dialogu me Serbinë.

Ky dialog si do që të zhvillohet nuk është se bën shumë për Kosovën ose të paktën ka treguar kështu. Ashtu si në raste të tjera, por edhe në rastin e fundit (paçka mungesës së interpretimit të Kushtetueses), Kosova me atë lloj mentaliteti demokratik ka pak gjasa të ndryshojë. Kështu, duke besuar në atë që mungon, liderët e Kosovës ka ardhur koha të jenë më të ndershëm me veten e tyre dhe pastaj me vendin e tyre, duke i dhënë mundësi kështu pas ankimimeve që edhe Kushtetuesja e tyre të jetë më profesionale në interpretime si këto të tanishmet. Fatkeqësisht askush nuk iu drejtua sepse askush nuk di si të menaxhojë interesin personal para atij shtetëror. Dhe, ndodh si me Haradinajn, që s’është kryeministër dhe vepron si i tillë, pasi e di mirë se që të bëhen zgjedhjet, KQZ-ja e Kosovës duhet të ketë një buxhet që e vendos ekzekutivi, paçka çfarë statusi ka një i tillë në ditët që po flasim.

Me çfarë duket, askush nuk e ka seriozisht në Kosovë, sepse politikanët e kanë mbërthyer ashpër pas qerres së tyre, që s’të përcjell askund. Po cili do e nxjerrë vendin nga qerthulli? Vallë të jetë kaq i vështirë interpretimi i ligjit në Kosovë?! Po, derisa liderët të kenë fytyrën e këtij brezi politikanësh që mbart Kosova. Ndaj kosovarët e pasluftës, që drejtojnë vendin. janë gjithnjë e më pak patriotë…dhe shumë më tepër demagogë. (Javanews)

Next Post
Tërmet 7.4 ballë në Indonezi, alarm për cunami

Tërmet 7.4 ballë në Indonezi, alarm për cunami

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 20, 2025
Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In