5 të arrestuar për kanabisin në Berat, mes tyre kryeplaku i fshatit

    Një operacion i policisë në rrethin e Beratit ka vënë në pranga pesë persona.

    Bëhet fjalë për gjetjen dhe asgjësimin e mbi 360 rrënjëve kanabis, ndërkohë që shtetasit e ndaluar janë Behar Merkaj, Elson Agalliu, Ramadan Zadeja dhe F.Sh 17 vjeç.

    Policia bën me dije se në pranga ka rënë edhe kryeplaky i fshatit Allambres, Hajri Selamaj.

    Mësohet se pesë shtetasit e ndaluar akuzohen për prodhim të lëndëve narkotike, të llojit kanabis sativa.

    S'KA KOMENTE

    PËRGJIGJU