40 km larg nga vendi ku u mbyt/ Gjendet trupi i pajetë i Xhevahir Ndojit

Foto ilustruese

Gjendet trupi i Xhevahir Ndojit nga Klosi, viktimës së parë që u shënua nga përmbytjet e të martës, 40 km larg vendit ku u mbyt. Kanë qenë familjarët e tij që kanë identifkuar trupin e pajetë.

Laci-Permbytje

Një ditë më parë, vetë ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri deklaroi se Ndoj injoroi apelin për të qendruar larg shtratit të lumenjve.

“Ka neglizhuar thirrjet e vazhdueshme të Emergjencave Civile dhe policisë për të shmangur për aq sa është e mundur lëvizjet e panevosjshme dhe ka kërkuar që të kalojë lumin me makinë. Çështja është ende nën hetim.”, theksoi Tahiri.

Sipas informacioneve zyrtare, 43-vjeçari Xhevahir Ndoj banues në fshatin Plan i Bardhë në Bashkinë Klos, dyshohet se u rrëmbye nga rrjedha e lumit mëngjesin e të martës teksa kthehej me mjetin e tij për në banesë, pasi kishte transportuar një punonjës pranë një hidrocentrali./panorama/a.k

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU