“30 qershori po afrohet”/ Balla mesazh urimi për 28 vjetorin e PS: Forca më e besueshme politike

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka uruar ditëlindjen 28-të të Partisë Socialiste.

Në një mesazh në rrjetin social “Facebook”, Balla shkruan se PS është forca politike me e besueshme për partnerët ndërkombëtarë dhe për angazhimin e saj qeverisës, demokratizues dhe reformator.

Më tej kreu i Grupit të PS-së, thekson se teksa afrohet 30 qershori i zgjedhjeve vendore, konfirmohet misioni historik i PS-së, që sipas tij mbetet një shtet shqiptar me institucione funksionale.

“Gëzuar ditëlindjen e 28-të Partisë Socialiste🌹 të Shqipërisë, forcës më të madhe politike të shqiptarëve, e cila sot drejton Shqipërinë tonë në përpjekjen europeiste për të ndërtuar dhe forcuar shtetin modern të së drejtës, sundimin e ligjit dhe parimet e mirëqenies sociale.

Partia Socialiste e Shqipërisë është sot forca politike më e besueshme për partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë në angazhimin e saj qeverisës, demokratizues dhe reformator.

Sot teksa afron 30 Qershori i Zgjedhjeve Vendore, konfirmohet qartë se misioni historik i Partisë Socialiste të Shqipërisë në gjithë rrugëtimin e saj ka qenë dhe mbetet një shtet shqiptar me institucione funksionale, ku respektimi i Kushtetutës dhe i ligjit është detyrim i zbatueshëm dhe i barabartë për çdo shtetas shqiptar.

Urime të gjithë anëtarëve të Partisë Socialiste!”, shkruan Balla.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU