252 orë dore false drejt Shqipërisë, Gjermania bllokon ngarkesën

Nga zyrtarë doganorë të Aeroportit të Frankfurtit në Gjermani janë konfiskuar 252 orë dore të falsifikuara, me destinacion Shqipërinë. Përveç orëve, u gjetën gjithashtu edhe 148 çanta kartoni me mbishkrime të falsifikuara të markave të njohura, mes të cilave edhe markën e njohur “Michael Kors”.

Vlera e origjinaleve arrin në rreth 60,500 euro. Ngarkesa kishte ardhur nga Hong Kong-u, ndërsa kishte si destinacion Shqipërinë. Sipas mediave gjermane, bllokimi i orëve është kryer me 26 mars, por informacioni është shpërndarë në publik një ditë më parë.

/a.meta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU