Inaugurohet qendra e re Dispeçer në OST, Rama: Jam njeriu më i pakënaqur, nevojitet më shumë

Është inauguruar qendra e re kombëtare Dispeçer e Operatorit të Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike. Projekti që kushtoi 23 milion euro, me një godinë tërësisht të re, u financua nëpërmjet një kredie të kperacionit italian. Ky sistem modern mundëson monitorimin në kohë reale të shëprndarjes, konsumit dhe shkëmbimit të energjisë. Në aktivitetin për inaugurimin e këtij sistemi ishte i pranishëm edhe kryeminsitri Edi Rama, i cili deklaroi se mbetet njeriu më i pakënaqur pavarësisht punëve të mira që janë bërë, pasi sipas tij nevojitet edhe më shumë.

“Jam shumë krenar sot që Shqipëria ka një qendër të këtyre standarteve dhe që sistemi ynë elektro-energjitik disponon një tru elektronik të këtyre përmasave. Jam shumë krenar por, ju siguroj që kjo do të thotë se jam i kënaqur. Jam njeriu më i pakënaqur me të gtjiha gjërat se mbetet shumë më tepër për të bërë. Kjo nuk ëhstë fjalë por e vërtetë. Nuk kemi sesi të mos jemi krenar kur në rrugën e reformave po i kthejmë publikut mes shumë vështirësive pak nga pak atë çka shqiptarët po investojnë dhe kanë investuar për reformën në sistemin elektro-energjetik. Një sistem që ishte tërësisht i mbytur nga borxhet, korrupsioni dhe hajdutëria, si dhe tërësisht i paralizuar.

Sot falë këtij investimi strategjik ju e keni integruar Shqiëprinë në familjen evropiane pasi kemi hyrë në sistemin evropian të monitorimit të konsumit, shëprndarjes, shëkmbimit të energjisë. Kjo qendër na mundëson optimizim të përdorimit të burimeve të energjisë. Ky sistem siguron një qarkullim racional të “gjakut” në të gjithëorganizmin, duke i dhënë fund një historie shpërdorimi.”, tha Rama.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU