16-vjeçarja nominohet për Çmim Nobel për Paqe

Aktivistja 16-vjeçare Greta Thunberg, promovuese e marsheve të të rinjve për klimën në të gjithë Evropën, është propozuar për Çmimin Nobel për Paqe nga tre parlamentarë norvegjezë, në shenjë të njohjes së angazhimit të saj ndaj krizës klimatike dhe ngrohjes globale.

Lajmin e bën të ditur e përjavshmja “Time”.

“Ne kemi nominuar Gretës sepse kërcënimi i klimës mund të bëhet një nga shkaqet kryesore për luftë dhe konflikte”, ka thënë deputeti Freddy Andre Oevstegaard.

Përmes “Twitter”, Greta u shpreh e lumtur dhe e falënderoi për këtë nominimin e saj, shkruan “The Guardian”.

“Jam shumë e nderuar dhe mirënjohëse për këtë kandidimin. Nesër ne do të bojkotojmë mësimin për të ardhmen tonë. Dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë derisa të jetë nevoja”, shkroi ajo.

Bojkotimi i mësimit, ndryshe si greva apo protesta për ndryshimet klimatike, pritet të ndodhë në 1,659 qytete në 105 vende të ndryshme të botës, duke përfshirë qindra mijë nxënës e studentë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU