“120 minuta të paharrueshme me një mik të shqiptarëve”, Rama zbulon dhuratën për McCain

Takimi me kryeministrin Rama ishte i fundit që senatori amerikan McCain zhvilloi në Tiranë. Pas takimit, kryeministri shpërndau një status në facebook ku zbulon edhe një dhuratë për senatorin.

“120minuta të paharrueshme me një mik të madh të shqiptarëve dhe një mbështetës besnik të Shqipërisë në rrugën e reformave që bëjnë shtet”, shkruante Rama në rrjetet sociale.

mccain-1-655x356

Statusi i plotë i Ramës

 Vizita e Senatorit John McCain më dha mundësinë t’i dhuroja këtë liberth të një kohe të shkuar duke medituar fjalët që ky mik i madh shqiptoi në Kosovë se sa absurde do kishte qënë që miqtë e sotshëm të ishin vrarë dje mes njëri-tjetrit.

Dedikimi:

“Ekzemplar i rrallë i një doracaku mbi aeroplanët dhe helikopterët e “armiqve” të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shtypur nga Ministria e Mbrojtjes popullore, për përdorim sekret nga kuadro të lartë të ushtrisë, në Tiranë, 1977. Në brendësi (f. 29) shfaqet avioni A-7E CORSAIR II, të cilin e ka pilotuar një mik i madh i shqiptarëve, senatori i ardhshëm John McCain, gjatë karrierës së tij të shkëlqyer në Marinën amerikane. Si kujtim për një kohë të harruar, në shërbim të një miqësie jetëgjatë”.

17903867_10154654888086523_8626278938583188868_n

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU