1 Vezët
Një ushqim i preferuar nga të gjithë… por një ide e gabuar do të ishte që t’i fusnit në mikrovalë. Do të vijë momenti që ato do të shpërthejnë dhe do të jeni ju ai/ajo që do ju duhet të lani mikrovalën.
Por ka një mënyrë sesi ato mund të ngrohen në mikrovalë. Vërini në një enë me ujë, ose në rastin më të mirë, hapini një vrimë të vogël në lëvozhgë… kështu jeni i sigurtqë nuk do të plasë gjë.
- Barërat e ndryshme si psh majdanozi
Të lësh këto lloj barërash në mikrovalë nuk është ide e mirë pasi jo vetëm që i shkatërroni vlerat ushqyese, por edhe mund të përfundoni duke djegur ndonjë gjë… pasi të tilla ushqime kanë vlera shumë të ulëta të lagështisë në to dhe marrin flakë kollaj.
- Mishi i ngrirë në akull
Ndodh shpesh që të harrojmë të nxjerrim nga akulli mishin, dhe problemi është se duhet të fillosh të gatuash sa më shpejt sepse po të “kërcet” barku. Procedura e thjeshtë? Në mikrovalë! Por…
E para nuk keni shkrirë mishin, por vetëm anët e saj,brenda në qendër të tij ka më shumë akull, sesa… mish! E dyta, duke bërë këtë i jepni mundësi mishit që të mbushet me baktere.
Mënyra e thjeshtë për të shkrirë është ta vini në furrë, dhe nëse keni mjetet në një pjatë që rrotullohet.
- Qumështi i gjirit
Nëse fëmija juaj po qan sepse është i uritur, ju nuk duhet të fusni në mikrovalë qumështin e gjirit. Procedura në fjalë shkatërron vlerat ushqyese të qumështit dhe nëse mendoni se po ngrohni qumështin, mos harroni… mikrovala nuk ngroh në mënyrë të njëtrajtshme.
- Fruta të ngrira
Pavarësisht se është punë e thjeshtë për tu bërë… ka dy probleme. E para do të lëshohen substanca kancerogjene dhe e dyta, nuk jeni duke ngrënë më fruta, pasi sapo t’i ngrohni në mikrovalë, frutat do të humbasin shijen dhe konsistencën e tyre.
6 Specat
Thjesht mos i fusni sepse shpërthejnë.
- Çaji
Problemi me çajin nuk ka të bëjë me baktere apo sëmundje, por më shumë me faktin se uji në mikrovalë nuk ngrohet për të bërë çaj… ky i fundit ka nevojë për një çezve ose në rastin më të mirë një enë që është për atë punë. Kështu që, bëjini nder vetes dhe pini çaj… jo “thuajse” çaj.
- Patatet
Kenigatuar për drekë patate furre… por jo të gjitha kanë mbaruar kështu që vendosni t’i ruani për darkë ose për nesër. Nëse i keni lënë në furrë dhe jo në akull, atëherë me shumë mundësi i keni lënë krah të lirë zhvillimit të një bakteri të rrezikshëm si Clostrifidium botulinum-it. Ngrohja me mikrovalë nuk “garanton” se ky bakter do të hiqet qafe nga patatet tuaja.
- Pula
Ngrohja dhe skuqja e një ushqimi si pula apo gjeli me mikrovalë krijon një sërë problemesh për stomakun. Rreziku është tek baktere si salmonela apo kampilobakteri, që gjenden shpesh në mishin e pulën. Mikrovala nuk e ngroh apo skuq mishin siç bën furra, e gatuan atë përmes valëve… këtu është problemi pasi, me të tillë “stil” salmonela dhe kampilobakteri, mund të mos asgjësohen.
- Orizi
Të lësh orizin e gatuar më herët apo dje… nuk është një ide e mirë pasi në të kanë shkuar tashmë bakteret… dhe ngrohja në mikrovalëe nuk do t’i vrasë ato, përkundrazi do e bëjë më të lehtë lëshimin e substancave toksike që kanë këto baktere.
- Spinaqi dhe jeshillëqe të tjera
Problem në këtë rast është koncentrimi i nitrateve, të cilat me rritjen e temperaturave mund të shpërbëhen në nitrite dhe nitrosamine… këto të fundit janë kancerogjene./java/a.k