Zyrtarja e Ministrisë së Arsimit kapet duke vjedhur në Bruksel

Një zyrtare e lartë e Ministrisë së Arsimit, është kapur duke vjedhur në një dyqan në Bruksel gjatë javës. Policia belge është përfshirë në ngjarje, dhe ministri kosovar Shyqiri Bytyqi e ka pezulluar menjëherë zyrtaren.

Kryeqendra evropiane, Brukseli, është destinacioni më i shpeshtë i vizitave të zyrtarëve qeveritarë, raporton Koha.

Gjatë kësaj jave, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka udhëhequr një delegacion të MASHT-it që ka marrë pjesë në takimin e 7-të ministror në kuadër të Platformës së Ballkanit Perëndimor për Arsim, Trajnim, Hulumtim dhe Inovacion.

Një zyrtare e lartë e MASHT-it, për një moment gjatë vizitës është ndarë nga pjesa tjetër e delegacionit. Pasi është vonuar, delegacioni është alarmuar dhe ka nisur ta kërkojë.

Kjo zyrtare në këtë kohë kishte shkuar për të bërë shopping. Në njërin prej dyqaneve në qendër të Brukselit, ajo është kapur duke vjedhur. Sipas burimeve zonja ka blerë disa gjëra në dyqan e disa të tjera i ka futur në çantë. Vlera e gjërave të vjedhura ishte 40 euro.

Sigurimi e ka pritur, derisa zyrtarja kosovare ka provuar të dalë nga dyqani me rrobat e vjedhura dhe e kanë ndaluar duke ia marrë ato.

Sigurimi e ka ftuar Policinë e cila e ka pasi e ka marrë në pyetje zyrtaren, e ka liruar atë. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU