Zyrtari i lartë i burgjeve flet për vizitën e Brahos në qeli: Ja si u krye takimi me të burgosurin

Deputeti Spartak Braho ka hyrë në Burgun 302 për të takuar një të paraburgosur që ndodhet aty. Përgjegjësi i Sallës Operative dhe Emergjencave në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Gëzim Fejzollari, është zyrtari që monitoron çdo lëvizje në të gjitha burgjet e vendit.

Gazetari Artan Hoxha kishte thënë se një deputet takoi një të paraburgosur në burgun 302, një personazh shumë i njohur që ndodhet në një proces për vrasje të policëve dhe që mund të kenë biseduar në lidhje me kërcënimet që i ishin bërë kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Zyrtari i lartë i Drejtorisë së Burgjeve konfirmon vizitën në paraburgimin e Burgut 302 në kryeqytet, të kryetarit të Komisonit Parlamentar të Sigurisë dhe deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spartak Braho. Fejzollari tregon edhe emrin e të paraburgosurit që ka takuar deputeti.

“Me sa kam informacion, ka takuar të paraburgosurin Iljaz labi. Ai është i paraburgosur si gjithë të tjerët dhe nuk gëzon ndonjë status të veçantë nga pikëpamja ligjore pyetje”, thotë Fejzollari.

Sipas Fejzollarit, nuk ka asnjë urdhër të Prokurorisë që i paraburgosuri në fjalë ndalohet të takohet me persona të tjerë.

“Nuk ka urdhëra të tillë! Është si të gjithë teëparaburgosurit e tjerë”, thotë ai.

Po përse një deputet hyn në burgje për të takuar të burgosur të veçantë? Fejzollari shpjegon se ka një ligj që liston edhe zyrtarët apo personat që kanë të drejtë të futen në ambientet e paraburgimit ose burgimit pa leje të posaçme nga autoritetet.

“Në nenin 43 të ligjit në fjalë, përcaktohet qartë kush janë personat që lejohen të futen në ambientet e paraburgimit dhe burgimit. Konkretisht janë: Presidenti i Republikës, Kryeministri, ministrat, deputetët, kryetarët e gjykatave dhe prokurorët”, sqaron Fejzollari.

Takime të ketyre zyrtarëve me të dënuar ose të paraburgosur, kanë si parakusht një deklarim formal me titullarin e institucionit mbi qëllimet e takimit./tch/a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU