Zyrtare: Trajneri gjerman merr drejtimin e FC Prishtinës

Lutz Lindemann është emëruar trajneri i ri i FC Prishtinës.

Gjermani deri më tani e kishte rolin e drejtorit sportiv te skuadra bardh e kaltër.

“Zyrtare: Drejtori sportiv, Lutz Lindemann, tani e tutje do të udhëheq skuadrën. Më gjerësisht më vonë”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Lindemann, i cili ka drejtuar skuadrat si: Motor Hermsdorf, Fortschritt Ëeida, Erzgebirge Aue dhe Hallescher, në krye të Prishtinës do ta zëvendësojë Kushtrim Munishin e larguar, citohet Koha. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU