Zyrtare/ Spanja shkarkon trajnerin e kombëtares një ditë para Botërorit

Vetëm pak minuta më parë është bërë publik fakti se Federata spanjolle ka shkarkuar nga detyra e trajnerit të kombëtares Julen Lopetegui. Lajmi u zyrtarizua nga Presidenti i Federatës së Spanjës, Luis Rubiales. Vendimi erdhi pasi u bë publik fakti se trejneri i kombëtares spanjolle kishte firmosur për të qenë trajner i Realit të Madridit.

“Kemi vendosur të shkarkojmë trajnerin kombëtar. Fakti që arritëm deri këtu është edhe meritë e tij, dhe për këtë duhet ta falenderojmë dhe t’i urojmë fat. Skuadra kombëtare e Spanjës është ekip it ë gjithë spanjollëve. Vetëm 5 minuta më parë zbuluam se ai do të jetë trajneri i ri i Real Madrid. Julen ka punuar në mënyrën më të mirë me skuadrën, por nuk mund ta pranojmë veprimin e tij në këtë rast” tha Presidenti.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU