Zyrtare/ Shqipëri- Maqedoni ndërpritet, 13 minutat e mbetura do të luhen nesër

E përditësuar/ Treshja e gjyqtarëve ka vendosur, ndeshja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë do të mbyllet dhe nuk do të rinisë më sot.  Ndeshja u ndërpre në minutën e 77′ me rezultatin 1-1 dhe minutat e mbetura të sfidës do të luhen ditë e nesërme.

Rregullorja parashikon që në rastet kur ka ndërprerje të ndeshjeve për shkak të kushteve atmosferike, minutat e mbetura mund të zhvillohen brenda 24 orëve të ardhshme, gjithmonë nëse moti është premtues.

Gazetari i TVSH-se, Pano Xhixho tha se gjate diskutimeve qe po zhvillohen me zyrtaret e UEFA-s, Maqedonia kerkon qe ndeshja te luhet neser (e marte) ne oren 12:00, ndersa Shqiperia ne oren 16:00.

……….

Prej disa minutash në stadiumin Loro Boriçi nje stuhi e vertete shiu dhe ere ka bere qe shume tifoze te braktisin ndeshjen mes Shqiperise dhe Maqedonise. Pak më pas jo vetëm tifozeria, por edhe vetë ndeshja është ndërprerë.

Shiu i dendur dhe era e fortë bënë të pamundur vazhdimin e ndeshjes dhe gjyqtari i takimit vendosi ndërprerjen e saj në minutën e 75′.

Nuk dihet ende nëse ndeshja do të vijojë sot apo do të caktohet për një tjetër ditë.

 

Capture

Min 58′ Largohet Abrashi, në lojë futet Bekim Balaj. Po ashtu edhe Shkëlzen Gashi largohet për t’ja lënë vendin Memushajt.

Min 51′ Në këto minuta të para Maqedonia ka reaguar, duke shënuar golin e barazimit përmes Alioskit në të 51′. Prej 5 minutash maqedonasit rrezikuan 3 herë dhe në të katërtën shënuan duke barazuar rezultatin.

 

Nis pjesa e dytë Shiu vazhdon të bjerë në Loro Boriçi, teksa skuadrat kanë hyrë me po të njëjtat formacione.

Capture                               Hyka duke u falur pak sekonda para fillimit të ndeshjes

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në stadiumin Loro Boriçi, teksa në 46 minuta lojë, e gjithë fusha e blertë është kontrolluar nga kuqezinjtë. Lojtarët maqedonas kanë qenë tepër apatikë në këtë ndeshje, teksa kombëtarja shqiptare ka patur mjaft raste të mira për të dyfishuar rezultatin. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1 me 0 për kuqezinjtë, me golin e shënuar nga Armando Sadiku në minutën e 9′.


Ka patur një përplasje mes tifozerive në ndeshjen Shqipëri Maqedoni. Shkak u bë goditja me fishekzjarrë i grupit të tifozëve nga Maqedonia që kanë ardhur për të ndjekur kombëtaren e tyre.

Ishin pikërisht grupi i tifozëve shqiptar nga Maqedonia “Plisat” që bënë një veprim tillë. Sjellja e “Plisave” ishte një kundërpërgjigje ndaj shenjës çetnike me tre gishta që bënë tifozët nga Maqedonia.

Min 41′ Agolli godet nga jashtë 16 metrave… Maqedonia dridhet teksa topi kalon shumë pranë shtyllës.

Min 32′, Shqipëria shënon golin e dytë po përmes Sadikut, por gjyqtari anësor njofton se ishte i pavlefshëm. Sadiku ishte në pozicion jashtë loje.Capture

Min e 9′, Sadiku shënon një gol të mrekullueshëm pranë zonës së 16 metërshit duke mundur kështu portierin e maqedonasve. Kuqezinjtë e nisin ndeshjen e vlefshme për botërorin me hapin më të mirë të mundshëm.

https://www.youtube.com/watch?v=L1IR87Ey3sQ

Ora 20: 45: Ka startuar tashmë sfida mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Një numër i madh qytetarësh janë dergjur në Shkodër, jo vetëm shkodranë, por edhe shqiptarë nga të gjitha qytetet dhe trevat e vendit, për të ndjekur kombëtaren kuqezi në ndeshjen e parë të vlefshme për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018.

Trajneri De Biazi ka hedhur në fushë rreshtimin standard 4-1-4-1 me sulmues të vetëm Sadikun, ndërsa, në krahët e mesfushës do të luajnë Hyka nga e majta, dhe Gashi nga e djathta.

Në Shkodër kanë filluar reshje të lehta shiu të cilat mund të ndikojnë në vijimin e kësaj sfide.

ORA 20:20 Formacionet zyrtare janë publikuar tashmë:

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Mavraj, Gjimshiti, Agolli, Kukeli, Abrashi, Xhaka, Gashi, Hyka, Sadiku.

Tr: Xh. De Biazi

Maqedonia: Zahov, Zhuta, Ristevski, Sikov, Mosjov, Ristovski, Stjepanoviç, Spirovski, Alioski, Pandev, Hasani.

Tr: I. Angelovski

Gjyqtar: H. Gocek (Turqi)

Festa dhe ngjyrat kanë çelur që në mëngjes, teksa e kuqja ka vijuar të mbulojë qytetin. Më poshtë disa nga fotot e shkrepura në Loro Boriçi, disa minuta para fillimit të ndeshjes. loro boriciloro boriciloro boriciIMG-20160905-WA0003

Ora 19:30 Rama shkruan në rrjetin e tij social pë ndeshjen dhe stadiumin

Besoj se dhe më skeptikët për stadiumin e ri e ndjejnë nga atmosfera e jashtëzakonshme në qytet se ç’vlerë ka ai investim😀#ForcaShqipëria

Gjithashtu më poshtë foto të qytetit dhe ardhjes së kombëtares në Shkodër. atmosfera2-470x300shkoder kombetarja shqiperi maqedoni14264979_1208141062580689_455230746130068966_n-470x264tifozet kuqezi shkoderatmosfera5-470x258

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU