Zyrtare/ Rama komandon Sandër Lleshin në krye të Ministrisë së Brendshme

Qeveria e drejtuar nga Kryeministri Edi Rama emëroi të martën Sandër Lleshin në postin e zv/Ministrit të Brendshëm me kompetencat e  ministrit.

Me drejtuesin e ri të Punëve të Brendshme, gjeneral Sandër Lleshin, pas mbledhjes së qeverisë që vendosi emërimin e tij zv. Ministër i Brendshëm”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Rama ka postuar nje foto me Sander Lleshin, duke e quajtur “Foto e Dites”.

Pas seancës jashtë radhe sot në Kuvend për votimin e shkarkimit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kryeministri Edi Rama mblodhi qeverinë.

“Kam shumë besim se Sander Lleshi, jo vetëm nuk do të zhgënjejë askënd, por do të japë shtysë të fortë në drejtmin e Punëve të Brendshme. Ai në krye të Punëve të Brendshme, është njeriu i duhur, në kohën e duhur dhe në vendin e duhur si përfaqësues i shumicës së duhur sot dhe nesër i Republikës së Shqipërisë”– tha Rama sot ne Kuvend, teksa ritheksoi se ai do te jete ne detyre si zevendesminister i Brendshem me kompetencat e ministrit.

Aktualisht, zyrtarisht janë pesë zv/ ministra të Brendshëm; Romina Kuko, Rovena Voda, Besfort Lamallari, Julian Hodaj dhe Sandër Lleshi, që do të jetë i parë dhe i komanduar ministër.

Lëvizja e kryeministrit erdhi pas vendimit të Presidentit për të refuzuar dekretin për gjeneralin. Nisur nga situata e krijuar, Rama e emëroi zv/ ministër dhe e komandoi duke nxjerrë jashtë loje kreun e shtetit.

Presidenti u shpreh dje se nuk do të lejonte përpjekje sfiduese, ndërsa tashmë pritet që kush do të jetë reagimi i Ilir Metës, që aktualisht ndodhet në një vizitë zyrtare në Itali.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU