Zyrtare/ Në Angli futet në ‘lojë’ zëvendësimi i katërt

Ndryshim historik për futbollin: duke filluar nga çerekfinalja e FA Cup, në fakt, do të mund të përdoret zëvendësimi i katërt gjatë vazhdimeve, përcjellë Zëri.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Anglisë, e cila shpjegon se si kjo risi duhet ta marrë aprovimin e IFAB (institucion që aprovon dhe merr vendime për ndryshimin e rregullave të futbollit) për t’u bërë operative.

Ndërrimi i katërt do të jetë i mundshëm në ndeshjet validet për çerekfinale, gjysmëfinale dhe për finalen e këtij trofeu prestigjioz në Angli, citohet “Zëri”. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU