Zyhdi Dajti pëson infarkt, ndahet nga jeta ish-kreu i Policisë Bashkiake

Ish-drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës dhe INUK-ut, Zyhdi Dajti është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare. Dajti ka ndërruar jetë një ditë më parë në një restorant në Vlorë, ku ndodhej për pushime, pasi ka pësuar infarkt. Zyhdi Dajti ka mbajtur detyrën e drejtorit të Policisë Bashkiake deri në vitin 2011, kur bashkia e Tiranës u fitua nga demokratët. Në vitin 2013 ai emërohet drejtor i INUK, detyrë nga e cila jep dorëheqjen një vit më pas, ndërsa në vend të tij emërohet Dallëndyshe Bici.

Pas largimit nga INUK, Dajti u emërua në shtator të 2014-ës drejtor i Forcave të Sigurisë të Autoritetit Portual Durrës, detyrë të cilën e mbante edhe aktualisht.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU