Zvicra “komuniste”/ 2500 franga në muaj për çdo qytetar , pritet mbajtja e referendumit

Për gjashtë muaj, shtetasit e Zvicrës duhet të dalin në referendum dhe të votojnë se a e mbështesin propozimin që edhe të punësuarit edhe të papunësuarit të marrin nga shteti të ardhura mujore fikse prej 2.500 frangëve ( 2.300 euro) për të rriturit, ndërsa të pensionuarit dhe fëmijët më pak.

Ideja është që shtetasit ta përkushtojnë shumicën e kohës së tyre gjërave që vërtet u interesojnë, dhe jo tërë kohën të mendojnë për vendin e punës dhe si ti përmbushin nevojat kryesore financiare dhe ato për ushqim.

Idenë e njëjtë e propozoi edhe qeveria e Finlandës, e cila paralajmëroi vendosjen e të ardhurave themelore për të gjithë shtetasit në shumë prej 800 eurove.

Finlandezët shpallën që pilot-projekti duhet të fillojë në vitin 2017. Por, shteti i parë që zbatoi këtë projekt të quajtur “utopi komunistike” ishte Holanda.

Për ta financuar këtë, Zvicra do të duhet ti rrisë tatimet e shtetasve më të pasur. Zviceranët dy viteve të fundit refuzuan në referendum pagë minimale mujore prej 3.140 eurove si dhe kufizim të pagave të menaxherëve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU