Zuckerberg mban veten me hatër, e ka Facebook-un e verdhë (Foto)

Mark Zuckerberg tregoi një version të brendshëm vetëm-Facebook të aplikacionit të tij të iPhone-it gjatë një video direket këtë javë, si pjesë e prezantimit të tiparit të transmetimit të drejtpërdrejtë të Facebook.

Siç është vënë re më parë nga The Verge, aplikacioni përmban disa tipare që ju nuk mund ti gjeni në aplikacionin normal të iPhone-it.

Së pari, ndërkohë që ai e hap, ai përmend që ky është një “version i verdhë i aplikacionit Facebook, i cili është ndërtimi ynë i brendshëm.” Ju mund ta shihni atë këtu:

11

Më pas, ndërkohë që ai tregon një mënyrë për të filluar transmetimin direkt të videove, ai thotë “ju mund të shtypni te kompozimi në krye,” ndërkohë që ai përzgjedh butonin “Çfarë keni në mendje?”:

12

Dhe ky veprim shpalos një tjetër lloj menuje  me një listë të llojeve të përmbajtjeve që mund të postoni.

Brenda kësaj liste, ka butona për të postuar Muzikë, Slideshow, dhe GIF-ë, gjë që sugjeron se disa tipare të reja, interesante mund të vinë në aplikacionin telefonik së shpejti.

Kanë qarkulluar thashetheme që Facebook po ndërton një shërbim për muzikë të paktën që verën e kaluar,dhe mbështetjen e postimit të GIF që në Maj 2015 por nuk ka pasur ndonjë buton specifik për to.

13

Zuck paralajmëroi që jo të gjitha tiparet në video do të shfaqen në aplikacionet reale, dhe se Facebook teston ndërfaqe të ndryshme gjatë gjithë kohës. Por ajo është gjithsesi një paraqitje e shkurtër torturuese se si Facebook punon dhe disa nga gjërat qe po konsideron për të rritur angazhimin e përdoruesve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU