Zjarri në Greqi/ Shkon në 99 numri i viktimave, vdes në spital 26-vjeçarja

GREQI- Rritet bilanci tragjik i viktimave nga zjarri në Mati, Greqi. Mediat helene shkruajnë se ka humbur jetën edhe një 26-vjeçare që kurohej në spitalin Evangjelismo prej një muaji e gjysmë.

E reja nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra. Me vdekjen e saj numri i viktimave shkon në 99.

Zjarri masiv që përfshiu Greqinë shkaktoi jo vetëm viktima, por edhe dëme materiale. Sakaq, mes viktimave ishin dhe 11 fëmijë, ku më i vogli ishte një foshnjë 6-muajshe.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU