Zjarret në Greqi/ Mes të zhdukurve aktorja e njohur dhe bashkëshorti i saj

Greqia po kalon një katastrofë të vërtetë si pasojë e zjarreve në periferitë e Athinës. 77 perosna kanë vdekur dhe mbi 500 llogariten të jenë plagosur ndërkohë dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Mediat greke raportojnë se ems të zhukurve është edhe aktorja e njohur Chyrssa Spiliotis dhe bashkëshorti i saj Dimitris Tournabitis.

Fotot dhe emrat e tyre janë në bazën e të dhënave online të personave të zhdukur.

Në vitin 1997, Spiliotis u shfaq në televizionin Mega, në serialin “Mbretëresha e Mbretëreshës”. Gjithashtu ajo ka shkruar edhe disa libra./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU