Zjarr në Gjirokastër, shkrumbohen 5 hektarë në zonën e Kërcullës

Një zjarr ka rënë në zonën e Kërcullës në Gjirokastër ku janë shkrumbuar 5 hektarë kullota dhe 3 hektarë pyllë me pisha. Në vendngjarje ndodhen zjarrfikëset që po punojnë për shuarjen e flakëve. Për shkak të terrenit të thyer, zjarrfikëset e kanë të pamundur shuarjen e flakëve me ujë, dhe për pasojë po punohet për fikjen e zjarrit me mjete rrethanore.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU