Zidane drejt një rekordi, që asnjë nga trajnerët e Realit në 59 vitet e fundit se ka kapur

Real Madrid ka edhe dy ndeshje deri në fund të edicionit, ku në rast fitoreve do të fitonte dy titujt më të rëndësishëm La Ligën dhe Ligën e Kampionëve.

Trajneri francez, Zinedine Zidane për 17 muaj mund të arrijë atë që nuk e kanë arritur trajnerët e Real Madridit në 59 vitet e fundit.

Skuadra e tij është vetëm dy ndeshje larg dy titujve më të rëndësishëm, La Ligas spanjolle dhe Ligës së Kampionëve. Në La Liga Reali ndeshjen e fundit do ta zhvillojë ndaj Malagas, ndërsa në finale të Ligës së Kampionëve do të luaj ndaj Juventusit.

Në rast se skuadra madrilene i fiton këta dy tituj, atëherë kjo do të ishte hera e parë që Reali fiton dubletën në një edicion që prej vitit 1958. Zidane kështu do të bëhej trajneri më i suksesshëm i Realit, pasi në 17 muaj do të fitonte pesë tituj, prej tyre dy Liga të Kampionëve, një La Liga, një Superkupë të Evropës dhe një Kupë të Botës për Klube, përgatiti “Express”. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU