Zhduket ylli i popit, u hodh nga anija teksa udhëtonte drejt Nju Jorkut

Ylli gjerman, Daniel Kuebloboeck, është zhdukur pasi u hodh nga një anije lundrimi.

Një kërkim ka nisur për Daniel Kuebloboeck, i cili u hodh jashtë brigjeve të Newfoundland në Kanada, shkruan Sky News

Thuhet se ylli gjerman i pop-it, është zhdukur në brigjet e Kanadasë, pasi  të dielën u hodh nga anija e lundrimit.

Nga kompania e lundrimit kanë thënë se roja bregdetare ka nisur kërkimin për 33 vjeçarin.

Zëdhënsja e linjës së lundrimit, Aida Cruises, ka thënë për “Bild” se autoritetet kompetente lokale kanë incuar të gjitha operacionet e nevojshme të shpëtimit.

“Bild” po ashtu raportoi se këngëtari ishte nisur nga Hamburgu në Nju Jork.

Kujtojmë që Kuebloboeck fitoi famë si konkurrent në “Gjermania kërkon talent”, në vitin 2003.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU