Zhduket prej dy ditësh 16-vjeçarja, nëna kërkon ndihmë në polici

MALIQ-Një vajzë 16-vjeçe është denoncuar e humbur nga familja, pasi është larguar nga banesa prej dy ditësh dhe nuk është kthyer më.

Sipas policisë së qarkut të Korçës, 39 vjeçarja me inicialet V.R. që nëna e vajzës ka bërë kallëzimin në polici për largimin e 16-vjeçares K.R.

Ajo banon në fshatin Vloçisht-Maliq, ndërsa pas denoncimit policia ka nisur kërkimet për gjetjen. Në muajt e fundit janë zhdukur disa persona, konkretisht dy në Shkodër dhe tre në Vlorë.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU