Zhduket kosovari në Durrës, policia në alarm

Një shtetas nga Kosova raportohet të ketë humbur kontaktet.

Mësohet se Skënder Rama ka dalë nga hoteli ku po qëndronte dje rreth orës 19:00 dhe më pas nuk ka asnjë gjurmë të tij.

Policia u bën apel qytetarëve të japin informacione mbi vendodhjen e 55-vjeçarit.

Shtetasi nga Kosova ka veshur një këmishë të bardhë dhe xhinse të zeza, ndërsa është rreth 1.75 metra i gjatë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin bregdetar të Durrësit, ku Rama po pushonte.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU