Zhduken dy adoleshente nga Dibra, familjarët tregojnë se ku dyshojnë

Humbja e dy vajzave është denoncuar në Dibër ditën e sotme.

Një 61-vjeçar, me inicialet D.P., banues në fshatin Lishan i Poshtëm, ka kallëzuar në polici se i janë larguar nga banesa vajza e mbesa.

Sipas familjes, dyshimet e para lidhen me një largim të mundshëm drejt Maqedonisë.

Dy vajzat janë të moshës 19 dhe 15 vjeç. Dyshohet se vajzat janë larguar drejt Maqedonisë.

“Më datë 03.09.2018, shtetasi D.P., vjeç, 61, banues në fshatin Lishan i Poshtëm, kallëzon se i janë larguar nga banesa vajza dhe mbesa, shtetaset A.P., dhe Xh.Sh., vjeç 15 e 19.

Po punohet për gjetjen e tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër,” njofton policia.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU