Zgjidhja e ngërçit, Rama pritet të marrë postin e ministrit të Jashtëm?

Kryeministri Edi Rama pritet të marrë drejtimin e ministrisë së Jashtme deri në zgjidhjen e ngërçit politik.

Në një kohë kur propozimi i kryeministrit, per të emeruar si ministër të Jashtëm Gent Cakajn, shkaktoi debate mes tij dhe presidentit Ilir Meta, për shkak të mosdekretimit të tij, dy janë skenarët si mund të veprojë kryeministri Rama përballë situatës së krijuar.

Mundësia e parë është që Edi Rama ti drejtohet Presidentit Meta me një tjetër emër pas refuzimit të Gent Cakajt.

Ndërsa alternativa e dytë është që vetë Rama, ashtu si kryeministri i Greqisë të marrë drejtimin e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme përkohësisht, deri në përgjigjen nga Gjykata Kushtetuese.

Per ta zgjidhur ngercin kryeminister-presidence, PS do e dergojne çeshtjen ne Gjykaten Kushtetuese

Burime nga PS shprehen se votimi i ministrave te rinj do te behet ne bllok, çka nenkupton se do te pritet dhe zgjidhja e Ministrit te jashtem, per tu bere votimi me pas.

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama mblodhi në një takim për më shumë se një orë Kryesinë e pPS për të diskutuar për çështjen e postit të ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, pasi Presidenti Meta refuzoi emrin e Gent Cakajt.

Kryesia e PS ka folur edhe për çeshtje organizative siç është puna për zgjedhjet lokale por edhe për zevendesimin e kryetareve te komisioneve parlamentare pasi ikin Erjon Braçe ( Kom.Ekonomisë) dhe Eduart Shalsi ( Kom.Veprimtarive Prodhuese).

a.cupaj

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU