Zgjidhet misteri 40-vjeçar, zbulon vrasësin e vëllait dhe kunatës përmes Facebook-ut

Kjo është një nga ato histori që të lënë “me gojë hapur”. Motra ka arritur të gjejë vrasësin e vëllait dhe të fejuarës së tij pas 40 vitesh. Kjo falë…Facebook-ut.

Penny Farmer nga Manchesteri në Britaninë e Madhe, për 40 vite ka jetuar me vuajtje pasi për vëllain e saj dhe të fejuarën nuk u bë drejtësi.

Por, këtë herë vlen ajo shprehja e famshëm “drejtësia vonon por nuk harron”.

Prej vitit 1978, autori i krimit të rëndë kishte jetuar i lirë. As dedektivi privat i pajtuar nga familja nuk kishte arritur dot deri te vrasësi.

Por, motra Penny, kishte emrin  personit të fundit që kishte parë çiftin para 40 vitesh. E kërkoi në Facebook dhe arriti të zgjidhë misterin 40-vjeçar.

Ngjarja u pranua edhe nga dy djemtë e autorit të cilët kishin thënë se panë babain duke vrarë dy të rinjtë.

para 40 vitesh, Christopher 25-vjeç dhe partnerja e tij Peta 24-vjeçe u nisën për një udhëtim fill pasi ishin diplomuar, ai në mjekësi dhe ajo në jurisprudencë.

Por, ata nuk u kthyen kurrë nga ai udhëtim. Letra e tyre e fundit datonte në 29 Qershor të vitit 1978.

Në letër ai i tregonte familjes se kishte takuar një person që i kishte çuar në Belize, në Meksikë.

Pas asaj letre për ta nuk u mësua më asgjë. Babai i tij, një gazetar i BBC, pajton një hetues privat. Atëherë nuk kishte rrjete sociale dhe lajmet nuk qarkullonin kaq shpejt sa sot.

Në ujërat e Guatemalës u gjetën dy trupa të pajetë. Kufomat i përkisnin dy të rinjve që para se të vriteshin dhe hidheshin në det ishin torturuar.

Analizat konfirmuan se bëhej fjalë për çiftin e ri. Babai i Crhistopher vdiq në vitin 2013 pa marrë drejtësi.

Rrugën e tij e vazhdoi e bija. Falë Facebook-ut, ajo gjeti vrasësin dhe u lidh me dy djemtë e tij. Ata pranuan në dëshmi se ishte babai i tyre i quajtur Boston personi që vrau dy të rinjtë që u gjetën në det.

Më në fund çështja u zgjidh ndërkohë vrasësi vdiq në burg pa u dhënë vendimi final./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU