Zgjedhjet presidenciale në Serbi më 2 prill

Kryetarja e parlamentit serb, Maja Gojkoviç njoftoi sot zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale më 2 prill.

Ajo u kërkoi qytetarëve që të votonin dhe të vendosnin për presidentin e ardhshëm të vendit duke vlerësuar programin e secilit kandidat.

”Këto zgjedhje janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të ardhmen dhe stabilitetin e Serbisë”, deklaroi Gojkoviç.

”U kërkoj qytetarëve të zgjedhin kandidatin më të mirë”, theksoi ajo./ b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU